Një darkë në dukje romantike por që në prapaskenë kishte grabitjen. I tillë është rasti që ka ndodhur në Itali. Mediat italiane shkruajnë se një 49-vjeçare ka komunikuar me një 68-vjeçar nëpërmjet rrjeteve sociale, ku janë njohur me njëri-tjetrin dhe që më pas biseda mes tyre është finalizuar me një takim.
49-vjeçarja i ngriti kurth, burrit duke i planifikuar një darkë në shtëpinë tij, “do të vij në shtëpinë tënde, do të gatuaj një pjatë që nuk e ke provuar kurrë më parë”. Por darka kishte për qëllim grabitjen.
Sipas mediave italiane, ka qenë djali i 68-vjeçarit i cili ka kuptuar ngjarjen, pasi e ka gjetur të hutuar në banesë dhe shtëpinë të shkatërruar. Ai ka lajmëruar policinë e cila menjëherë nisi hetime.
Po ashtu analizat konfirmuar se në ushqim ishte përdorur një ilaç përgjumjeje që shkaktonte humbjen e vetëdijes, që ishte hedhur në gatimin me makarona. Gruaja pasi ka vënë në kontroll situatën, ka marrë para e sende me vlerë, dokumente dhe rreth 10 000 euro para cash. Gjithashtu kamerat kanë kapur momentin kur gruaja është larguar e qetë nga banesa. Pas kontrolleve në banesën e 49-vjeçares, janë gjetur paratë, ilaçet, dhe sendet e 68-vjeçarit.







