HomeKronikeNata fatale e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, arrestohet kampioni europian i peshëngritjes

Nata fatale e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, arrestohet kampioni europian i peshëngritjes

Advertismentspot_img

Kefalonia e Greqisë ka mbetur e tronditur nga vdekja e 19-vjeçares që mesiat greke e identifikojnë si Myrto, me autoritetet që po hetojnë rastin dhe tre të rinj tashmë në pranga

Hetimet e autoriteteve për vdekjen e 19-vjeçares me mbiemrin Myrto në Argostoli janë në kulmin e tyre, me komunitetin lokal të Kefalonisë që mbetet i tronditur nga ngjarja.

Tre persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast, një 26-vjeçar një 22-vjeçar nga Shqipëria dhe një grek, të cilët akuzohen për veprën penale të rrezikimit të jetës.

Sipas informacioneve, 26-vjeçari është atlet dhe ishte dalluar në kampionatin evropian të peshëngritjes U17, duke fituar një medalje ari.

Një rol vendimtar në zhvillimin e hetimit duket se kanë luajtur pamjet filmike nga kamerat e sigurisë në zonë. Në to, njëri prej të arrestuarve dyshohet se është regjistruar duke mbajtur 19-vjeçaren, e shoqëruar nga të tjerët. Regjistrime të tjera tregojnë se afërsisht në orën 04:40 të mëngjesit, të rinjtë dyshohet se e lanë Myrton në gjendje gjysmë të pavetëdijshme në një rrugë në Argostoli dhe u larguan.

Dy të pandehurit u paraqitën vullnetarisht te autoritetet, të shoqëruar nga avokatët e tyre, ndërsa prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Kefalonisë u informua. Njëkohësisht, po kryhen kontrolle në shtëpitë e tyre, në prani të një prokurori.

Ndërkohë, familja e 19-vjeçares, me origjinë nga Shqipëria, është në gjendje shoku dhe kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Babai i saj ka deklaruar se vajza nuk kishte lidhje me drogën dhe dyshon se mund të jetë ndikuar nga personat që ishin me të.

“Fëmija im nuk ishte i tillë, mund ta kenë ndikuar, mund t’i kenë hedhur diçka, ta kenë bërë të varur prej tyre. Fëmijën tim, nga ora 3 deri në 5, e kishin hedhur në trotuar dhe po jepte shpirt, as qenit nuk i bëhet kështu. Nuk ekzistoj më, mbarova. Një fjalë vetëm: nuk ekzistoj. M’u shemb toka nën këmbë, humba qiellin me yjet mbi kokë. Nuk ekzistoj. Do më shihni pas disa ditësh që s’do ekzistoj më. Vajza ime e vogël, ky filiz, ky engjëll. Fëmija im ishte i pastër, nuk kishte lidhje me drogë dhe me pije. Shkollë dhe shtëpi, ndonjëherë dilte për kafe me shoqet. Gjëra normale. Unë besoj se e mashtruan me qëllim, e morën, i hodhën diçka në pije dhe i ndodhi ajo që i ndodhi. Ishte e hedhur në rrugë. Nga sa tregojnë kamerat dhe nga sa dëgjoj, e morën tre persona, njëri e mbante në krahë, të tjerët e hodhën dhe u larguan” u shpreh babai për mediat greke. “Unë e njihja atë djalin dhe i kisha thënë vajzës ‘nuk më pëlqen’. Ajo më tha ‘aman mami, çdo gjë të duket gabim’. I thashë ‘nuk dua të të prish qejfin’. Më tha ‘lëre mami, gjithçka e sheh gabim” është shprehur e ëma.

Ndërkohë, trupi i 19-vjeçares Myrto është dërguar në Patra për kryerjen e autopsisë, e cila pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Greqi.

Rasti tragjik u zhvillua në orët e para të së martës, më 14 prill 2026, kur 19-vjeçarja u gjet pa ndjenja në sheshin qendror të Argostolit, përballë një restoranti. Ajo u dërgua menjëherë në spital, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Rezultatet e ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe toksikologjike pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në sqarimin e çështjes , të cilat do të hedhin dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes.

Nga ana e saj, nëna e 26-vjeçarit pohoi se djali i saj nuk është i përfshirë në këtë çështje, duke deklaruar se është në pritje të vendimeve të gjykatave.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular