HomeAktualitet“Ndoshta e bëj sot, bëhuni gati!”- V*au 9 persona në shkollën e...

“Ndoshta e bëj sot, bëhuni gati!”- V*au 9 persona në shkollën e tij, zbardhet mesazhi i 14-vjeçarit para sulmit! Zbulohet kush e v*au adoleshentin

Advertismentspot_img

Detajet tronditëse që dalin në dritë nga ngjarja tragjike në Turqi vazhdojnë të shtohen, ku një nxënës 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë në Kahramanmaraş, duke vrarë gjithsej 9 persona, 8 nxënës dhe një mësuese.

Pak para se të hynte në shkollë dhe të hapte zjarr, autori kishte shkruar në anglisht në një chat online një mesazh rrëqethës: “Mund ta bëj sot rreth orës tre. Nxënës të klasës së pestë dhe të gjashtë, bëhuni gati. Ndihem kaq i mbaruar sot”.

Sipas raportimit të medias MEGA, një dëshmi nga një prind hedh dritë mbi momentet pas sulmit. Ai rrëfen se, kur pa prindër të tjerë që përpiqeshin të çarmatosnin 14-vjeçarin, ndërhyri për t’i ndihmuar dhe, me një thikë që gjeti aty pranë, e plagosi autorin.

Sipas të njëjtit raport, është e mundur që ky dëmtim të ketë shkaktuar gjakderdhjen e pakontrolluar që i mori jetën, dhe jo vetëvrasja, siç ishte pretenduar fillimisht, bazuar në të dhënat e raportit mjeko-ligjor.

Konkretisht, një ekip i përbërë nga dy mjekë ligjorë, një kameraman dhe një ekspert fotografik konstatoi se 14-vjeçari kishte marrë një plagë fatale nga një mjet i mprehtë në këmbën e djathtë. Objekti, sipas përshkrimit, kishte një anë të topitur dhe një tjetër të mprehtë, ndërsa vdekja erdhi si pasojë e gjakderdhjes nga këputja e një ene të madhe gjaku.

Raporti mjeko-ligjor përshkruan në detaje gjendjen e trupit, duke hedhur dritë mbi rrethanat pas plagosjes. Sipas tij, autori ishte 1.79 m i gjatë dhe peshonte rreth 85–90 kilogramë. Në trup u konstatuan njolla të lehta kadaverike në zona pa presion, si dhe gjurmë të shumta gjaku të tharë. Në duart e tij u gjetën qese mbrojtëse najloni, ndërsa në shpinë katër elektroda.

I ndikuar thellë nga videolojërat

Gjendja psikologjike e adoleshentit dyshohet të ketë qenë e ndikuar nga orët e shumta që kalonte para kompjuterit duke luajtur videolojëra, veçanërisht me përmbajtje armësh. Sipas babait të tij, ish-polic, 14-vjeçari kishte nisur të vizitonte një psikolog gjatë muajve të fundit për këtë arsye.

“Djali im vizitonte psikologun prej dy muajsh. Kalonte shumë kohë në internet dhe në videolojëra me armë. Ishte inteligjent, por edhe i mbyllur dhe i izoluar”, deklaroi babai, i cili është arrestuar, pasi armët e përdorura në sulm i përkisnin atij.

Madje, në një video të publikuar, dy ditë para ngjarjes, shihet babai duke e çuar djalin në poligon qitjeje dhe duke i dhënë këshilla për të përmirësuar shënjestrimin.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendje është një video e realizuar nga shokët e klasës, ku 14-vjeçari shfaqet duke kërcyer në mënyrë të çuditshme në një klasë, me duart e bashkuara në formë që ngjan me armë.

Sipas policisë turke, i mituri kishte shprehur admirim për autorin e një sulmi mizogjen në SHBA. “Hetimet paraprake tregojnë se në profilin e tij në WhatsApp përdorte një imazh që i referohej Elliot Rodger, i cili kreu një sulm në SHBA në vitin 2014”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Babai i tij, ish-inspektor policie, është arrestuar dhe mbahet në paraburgim.

Elliot Rodger kreu një masakër në Isla Vista, Kaliforni, në vitin 2014, ku vrau gjashtë persona në një kampus universitar në Santa Barbara, përpara se të vetëvritej. Në video të regjistruara para sulmit, ai deklaronte se do ta kryente aktin si “ndëshkim” ndaj grave që e kishin refuzuar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular