Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se ka luajtur një rol kyç në zgjidhjen e disa konflikteve ndërkombëtare, përfshirë tensionet mes Indisë dhe Pakistanit.
Gjatë një fjalimi në aktivitetin Turning Point USA në Phoenix, Trump u shpreh: “Unë jam paqebërësi. Jam ai që zgjidhi tetë luftëra. Zgjidha një luftë që do të kishte vrarë 30 deri në 50 milionë njerëz, Indi-Pakistan”.
Ai shtoi më tej se numri i konflikteve të ndaluara mund të arrijë në dhjetë, duke përfshirë zhvillimet që lidhen me Iranin dhe Libanin. “Kam përfunduar tetë luftëra, por nëse shtojmë Iranin dhe Libanin, atëherë bëhen dhjetë luftëra të ndaluara dhe miliona jetë të shpëtuara”, tha ai.
https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=2045262956871463305&lang=en&maxWidth=560px&origin=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvideo-une-jam-paqeberesi-trump-kam-perfunduar-tete-luftera-nese-shtojme-iranin-dhe-libanin-do-te-jene-10%2F&sessionId=3692f082bc06ea03776b644ce3f9d60de6c27361&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px
Në lidhje me Iranin, Trump deklaroi se çdo marrëveshje nuk do të hyjë në fuqi pa u finalizuar plotësisht, ndërsa theksoi zhvillime të rëndësishme në rajonin e Lindjes së Mesme. Ai pretendoi se Ngushtica e Hormuzit është tashmë e hapur për qarkullim, por shtoi se bllokada detare amerikane do të vazhdojë derisa marrëveshja me Teheranin të jetë “100% e përfunduar dhe e nënshkruar”.
Sa i përket Libanit, presidenti amerikan deklaroi se SHBA ka ndihmuar në arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit, duke e cilësuar atë si një zhvillim “të paprecedentë”.
Ndërkohë, Trump konfirmoi se negociatat me Iranin po vazhdojnë dhe pritet të vijojnë gjatë fundjavës, duke shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, një raund i ri bisedimesh mes SHBA-së dhe Iranit pritet të zhvillohet në Islamabad të hënën, ndërsa delegacionet përkatëse pritet të mbërrijnë në Pakistan që të dielën.







