HomeBotaPolitologu Ardit Gjinali: Duhet vlerësim objektiv mbi ORBAN. Tre arsyet e humbjes...

Politologu Ardit Gjinali: Duhet vlerësim objektiv mbi ORBAN. Tre arsyet e humbjes zgjedhore

Advertismentspot_img

Politologu Ardit Gjinali, i ftuar në një intervistë në EuroNews Albania me gazetarin Ilir Kazaferi, përcolli një vlerësim mbi karrierën e gjatë politike të Kryeministrit Hungarez, liderit të FIDESZ, Viktor ORBAN dhe nga ana tjetër rradhiti tre arsyet e humbjes zgjedhore pas një qeverisje prej katër mandatesh pa ndërprerje.
Gjinali solli në vëmendje dy mandatet qeverisëse të zotit ORBAN, përkatësisht 2010-2014 dhe 2014-2018, si dy mandate të reformave dhe rezultaveve të prosperitetit ekonomik dhe shoqëror për Hungarinë; në të njëjtën kohë, Gjinali nënvizoi që vitet përkatëse shënonin një Euro-optimizëm të qeverisjes së ORBAN mbi Bashkimin Europian dhe NATO përfshirë dhe frymën politike të partisë së tij si pjesë e grupimit politik të Partive Popullore Europiane (PPE), grupi politik më i madh përfaqësues në Parlamentin Europian, përkatësia politike e qendrës së Djathtë.
Mandati 2018-2022 u shoqërua me mosmarrëveshje të ndryshme mes zotit Orban dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian, mosmarrëveshje e shpërfaqur dhe në marrëdhënien e vështirë brenda grupit politik të Partive Popullore Europiane, viti 2019 shënon pezullimin e “FIDESZ” nga grupi politik PPE dhe më pas, viti 2021 shënon largimin përfundimtar të partisë së tij nga PPE. Ky largim përfundimtar nga PPE dërgoi zotin ORBAN në aleanca me parti të tjera të identifikuara “Më Djathtas” në Parlamentin Europian ku i fundmi shënohet anëtarësimi në grupimin “Patriotët për Europën”.
Mandati 2022-2026, i shenjuar nga konflikti Rusi-Ukrainë shndërroi zotin ORBAN në përcjellësin dhe pikën politike thelbësore të rezistencës për secilin vendim mbështetës të Unionit ndaj Ukrainës; aktivizimi i mekanizmit të vetos nga zoti ORBAN në cilësinë e Kryeministrit të Hungarisë shndërroi mbledhjet ndërqeveritare të
Unionit në një arenë të vështirë dhe të ndërlikuar negociatash me sukses të kufizuar ose të munguar, gjithashtu.
Më tej, Gjinali renditi tre arsyet e humbjes së rëndë zgjedhore të zotit ORBAN dhe partisë së tij përkatësisht , së pari në qëndrimin e gjatë në qeverisje, një qëndrim ku ekspozohet forma të ndryshme negative të ushtrimit të qeverisjes përkatësisht nepotizmi, korrupsioni, modeli i ngecur ekonomik; – së dyti, aftësia e opozitës për të rishpikur politikisht vetveten në koherencë me ndërtimin e një spektri të gjerë politik nga e djathta në të majtë ku figura qëndrore e MAYGAR përcolli besim dhe shpresë tek publiku mbi integritetin individual dhe qëndrueshmërinë politike, varësisht së shkuarës së tij të afërt në mbështetje dhe si pjesë e partisë dhe qeverisjes së zotit ORBAN; – së treti, afërsia e ekspozuar me Moskën zyrtare përtej marrëdhënieve individuale të afërta me liderin RUS PUTIN përcolli një distancim dhe kultivim të kundërtrupave politikë reagues të segmenteve të së djathtës Hungareze kundër zotit ORBAN dhe FIDESZ, të njëjtët identifikojnë Moskën zyrtare me ngjarjet dramatike të së shkuarës jo të largët përkatësisht ngjarjet e viteve 50-të në tentativën për rrëzimin e regjimit komunist të instaluar pas Luftës së Dytë Botërore në hapësirën e Europës Qëndrore dhe Lindore, gjithashtu.
Në përfundim, Gjinali theksoi që distanca kohore nga momenti politik i tanishëm do të dërgojë drejtë një mendimi të ravijëzuar mbi karrierën e gjatë politike të njeriut që qeverisi Hungarinë në 1998-2002, drejtoi opozitën në 2002-2010 dhe më pas qeverisi sërish 2010-2026; një karrierë e gjatë, polarizuese dhe me shenjime të ndryshme kohore në koherencë me zhvillimet e ndryshme gjeopolitike ndërkombëtare përkatësisht zgjerimi i BE dhe NATO, kriza e emigrantëve dhe konflikti Rusi-Ukrainë, gjithashtu.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular