Arrihet rigjenerimi i plotë i melçisë brenda në trup. Testet me kaviet në laborator kanë rezultuar mjaft të suksesshme, dhe mund të jetë hapi i parë për rigjenerimin e organeve të dëmtuara, përfshirë zemrën, pankreasin, etj, duke sjellë një revolucion në mjekësi.
Kjo arritje historike është realizuar falë kombinimit të teknikave te inxhinierisë së indeve me biologjine sintetike, nga Universiteti Harvard dhe publikuar në revistën prestigjoze Science Advances.
Prej kohësh, ishte e mundur të krijoheshin mini struktura mbi të cilat mund të kultivoheshin inde të organeve, por që më pas zhvillimi varej edhe nga 4 faktor rritjeje.
Për të kaluar vështirësitë e hasura dhe pamundësitë e deritanishme, ekspertët e Harvard kanë përdorur biologjinë sintetike, duke e vënë në funksion në katër linjat e faktorëve të rritjes.
Zhvilimi i mëlçisë në rastin konkret është shoqëruar me 500% rigjenerim qelizor, i toleruar , pa asnjë shenje fibroze si pasojë e veprimit të qelizave imunitare, as gjurmë tumorale, apo inflamacion.
Teknika është quajtur Boost dhe ende duhet të perfeksionohet, por rezultatet e arritura mund të konsiderohen një princip prove e suksesshme dhe premtuese.







