HomeSocialeBebet lindin me rezistencë ndaj antibiotikëve

Bebet lindin me rezistencë ndaj antibiotikëve

Advertismentspot_img

Gjenden genët e rezistencës ndaj antibiotikëve tek të porsalindurit. Janë ekzaminuar 109 bebe në 72 orët e para të jetës, të cilët ishin në terapi intensive.

Nëse deri para pak vitesh feçet e bebeve konsideroheshin plotësisht sterile, analizat të shumta në kohët e fundit tregojnë praninë e baktereve, dhe në 90% të kampioneve të analizave ishin të pranishëm 8 gene të rezistencës ndaj disa lloje antibiotikësh.

Sipas studjuesve të Universitetit të Selanikut, burimi i ekspozimit dhe transmetimit kryesisht mendohet të jetë nëna, veçanërisht në ato raste kur gjatë shtatzënisë ajo kishte patur probleme shëndetësore me shtrim në struktura spitalore. Tjetër faktor ishte edhe në ato raste kur fëmija i porsalindur kishte patur nevojë t’i nënshtrohej një terapie venoze.

Ky zbulim sugjeron që një model rezistence ndaj efektit të antibiotikëve është i krijuar që në fazën primare të jetës së organizmit, çka është mjaft shqetësues, pasi në faza të tjera të jetës, gjatë infeksioneve bakteriale, antibiotikët nuk do të kryejnë funksionin duke shtuar rreziqet për shëndetin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular