Piramida e Keopsit mund të jetë ndërtuar mbi 25 mijë vite më parë. Pra pozicionohet në një kohë shumë më antike nga ajo zyrtarisht e pranuar që e datojnë 2560 vjet p.e.s. sipas disa egjiptiologëve dhe inxhinierëve
Kronologjia zyrtare e Egjiptit të lashtë, përfshirë datimet e gjithë piramidave, që janë rreth 80, është arritur të ndërtohet nga studimi i koordinuar objekteve arkeologjike, analizat me karbon 14, burime nga shkrime të lashta dhe të dhëna astronomike.
Por disa studiues të fushës, të specializuar në Egjiptin antik dhe inxinierë, hedhin hipoteza të tjera, sipas të cilave, kryesisht piramida e Keopsit , të jetë ndërtuar mijëra vite më parë nga data që ne njohim sot nga historia.
Madje Faraoni Khufu, emrin e të cilit mban, thjesht e ka rikonstruktuar në kohën kur ishte Sovran.
Jo vetëm, por sipas inxhinierëve që kanë studiuar erozionin, materialet e përdorura me karbon 14 dhe faktorë të tjerë, piramidat ndoshta nuk ishin as Mauzoleume, pra varre monumentale, por shërbenin për diçka tjetër, që ende njerëzimi nuk i ka përgjigjet dhe sigurinë shkencore, sikurse ende nuk dihet se si u ndërtuan.
Për mënyrën e ndërtimit, në një kohë antike në pamundësi teknike, një hipotezë e fundit mund te jetë me forcën e tingullit, por, edhe kjo është mister.







