Kafeja përmirëson humorin. Dhe jo vetëm, ndikon në mikrobiotën e aparatit tretës duke reduktuar nivelin e stresit dhe duke sjellë një sërë benefitesh për organizmin.
Që prej shek. XV që nisi të përdorej në vendet arabe, avantazhet e kësaj pijeje që në krye të herës quhej Vera Arabike, janë të panumërta për organizmin njerëzor. Së fundmi, duke u bazuar në analizat laboratorike, është vërejtur përmirësimi që ndodh në mikrobiotën intestinale, duke shtuar disa baktere të mira që kanë rol thelbësor në eliminimin e baktereve të dëmshme dhe infeksioneve gastrike.
Kërkuesit kanë realizuar një provë të thjeshtë dhe një grupi vullnetarësh të cilët konsumonin rregullisht kafe, i kanë ndalur për dy javë konsumin. Ndryshimet kanë qenë të dukshme dhe të menjëhershme, dhe rikthimi tek përdorimi i kafesë, dukshëm përmirësonte jo vetëm bakteret e mira në organizëm, por edhe përmirësim të humorit, të kujtesës, të vëmendjes e përqendrimit dhe reduktim të niveleve të ankthit, impulsivitetit, stresit.
Pra, kafja dhe konsumi i saj kanë ndikim pozitiv në të gjithë metabolizmin e njeriut dhe mirëqenien emocionale.







