HomeAktualitetAlarmi për bombë te “Toptani”, policia: Kërcënimi me email, nuk u gjet...

Alarmi për bombë te “Toptani”, policia: Kërcënimi me email, nuk u gjet asgjë e dyshimtë! Vijon puna për kërkimin e personit që dërgoi mesazhin

Advertismentspot_img

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë mbrëmjen e sotme Policinë e Tiranës, pas një kërcënimi të marrë përmes emailit në qendrën tregtare “Toptani”.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, rreth orës 20:10, shtetasi me iniciale A.D., me detyrë shef sigurie në këtë qendër tregtare, ka njoftuar sallën operative se kishte marrë një mesazh elektronik ku pretendohej se në ambientet e godinës ishte vendosur një sasi lënde plasëse, e cila do të shpërthente në orën 20:30.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe strukturat e Antiterrorit, të cilat kanë kryer kontrolle të imtësishme në të gjithë qendrën tregtare.

Nga verifikimet e deritanishme nuk është konstatuar asnjë objekt i dyshimtë apo i paligjshëm.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e personit që ka dërguar emailin kërcënues, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular