HomeAktualitetEMRI- Autori i sulmit me armë ku ndodhej Donald Trump një mësues...

EMRI- Autori i sulmit me armë ku ndodhej Donald Trump një mësues 31-vjeçar! Presidenti i SHBA-ve: Person i sëmurë

Advertismentspot_img

Autori i dyshuar i të shtënave gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, në prani të presidentit Donald Trump, është identifikuar si Cole Thomas Allen, një mësues 31-vjeçar nga Torrance California.

Sipas burimeve mediatike ndërkombëtare, Allen aktualisht ndodhet në paraburgim dhe pritet të paraqitet për herë të parë para gjykatës më 27 prill. Autoritetet amerikane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Presidenti Trump e ka përshkruar të dyshuarin si “një person të sëmurë”, duke theksuar se ai ishte i armatosur me disa armë.

Ndërkohë, kryetarja e bashkisë së Washington DC, Muriel Bowser, bëri të ditur se i dyshuari kishte në zotërim armë zjarri dhe mjete prerëse, si dhe dyshohet se ka vepruar i vetëm.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular