HomeBotaMe vete mbante disa armë, ky është autori i dyshuar i sulmit...

Me vete mbante disa armë, ky është autori i dyshuar i sulmit në darkën ku ndodhej Donald Trump dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë

Advertismentspot_img

Janë zbuluar detaje mbi autorin e dyshuar të incidentit me armë gjatë darkës së gazetarëve në hotelin Hilton Washington ku ndodhej edhe Presidenti amerikane, Donald Trump.

Sipas raportimeve nga media amerikane, i dyshuari është parë duke vrapuar drejt sallës së eventit përpara se të ndalohej nga forcat e sigurisë. Ai besohet të jetë një 31-vjeçar nga Torrance California, në periferi jugperëndimore të Los Anxhelosit, në Kalifornia.

Autoritetet në Washington DC kanë bërë të ditur se i dyshuari ndodhet aktualisht në spitalin lokal, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa mbetet nën mbikëqyrjen e policisë.

Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Todd Blanche, deklaroi se ndaj tij pritet të ngrihen akuza “shumë shpejt”.

Jeffery W. Carroll, shefi i përkohshëm i Departamentit të Policisë Metropolitane, thotë se i dyshuari mbante disa armë.

“Ai ishte i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika”, thotë ai.

Ndërkohë agjenti i Shërbimit Sekret që u plagos u dërgua në një spital lokal dhe është me gjendje të mirë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular