HomeAktualitetEMRAT/Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa...

EMRAT/Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariatin nr.2 në Tiranë

Advertismentspot_img

Policia e Shtetit ka kryer ndryshime në disa struktura, ku janë bërë emërime të reja në drejtori të rëndësishme të Policisë Kufitare, si dhe në komisariate të vendi

Sipas vendimeve të fundit, Arber Zemani është emëruar Drejtor i Kufirit në Vlorë. Ndërkohë, drejtori i mëparshëm i këtij sektori është transferuar si specialist në Drejtorinë e Antiterrorit.

Në Shkodër, drejtimin e Drejtorisë së Kufirit e ka marrë Agim Basha, i cili vjen nga Akademia e Sigurisë.

Po ashtu, në Durrës është emëruar Drejtor i Kufirit Altin Lila, ndërsa drejtori aktual i këtij sektori, Ermal Lila, është caktuar specialist në Policinë e Shtetit.

Ndryshime janë bërë edhe në strukturat e Policisë së Tiranës, ku Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në kryeqytet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular