HomeLifestyleVajzat “single” të showbizz-it nisin pushimet pas ndarjeve nga partnerët! Ja destinacionet...

Vajzat “single” të showbizz-it nisin pushimet pas ndarjeve nga partnerët! Ja destinacionet e luksoze që përzgjodhën

Advertismentspot_img

Kush tha që pas një ndarje ka vetëm vuajtje dhe lot? Mesa duket tashmë, terapia më e mirë për të harruar thyerjen e zemrës është udhëtimi. E këtë na i kanë treguar më së miri vajzat e “showbizz”-it tonë, që muajt e fundit kanë pasur jo pak probleme me romancat.

Sot kemi përzgjedhur vetëm tre, që kanë lënë një ndarje të hidhur në Tiranë, për të shijuar disa ditë relaksi. Ndarja më e freskët është ajo e Klea Hutës.

Moderatorja prej disa kohësh ka pasur probleme në martesën e saj me Elgit Dodën. Mesa duket, pas disa përpjekjesh për të rimëkëmbur këtë raport, dyshja i ka dhënë fund.

Çifti vetë deri më tani nuk ka folur asgjë rreth ngjarjeve të fundit në jetën e saj private, duke dhënë shenja se tashmë është sërish single.

Mes angazhimeve të shumta që ajo ka, ka gjetur kohë që të udhëtojë drejt Egjiptit, për të shijuar disa ditë relaksi. Në rrjetet sociale ajo ka publikuar foto nga këto pushime, ku duket se ka zgjedhur që të shkojë vetëm me vajza.

Plot stil dhe në super formë, Klea duket se po e kalon mirë këtë ndarje, ose të paktën kjo është ajo që duket në rrjetet sociale. Verë për të do të jetë një sezon i ngarkuar me punë dhe angazhime, ndaj edhe pushimet kanë nisur herët për të, vetëm se këtë herë ajo po pushon si një vajzë single.

Një tjetër beqare e ‘freskët’ është edhe Roza Lati. Lidhja e Roza Latit dhe Xhonatan Islamit ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë.

Çifti shpejt e bëri këtë raport publik, duke shijuar romancën edhe publikisht. Por pas më shumë sesa 1 viti bashkë, duket se diçka ka ndodhur dhe raporti i tyre ka mbërritur në fund.

Vetë Roza ka preferuar mos të jap shumë detaje rreth arsyen që çuan në përfundimin e kësaj lidhjeje. Por ajo që me siguri ka treguar, është fakti se pas kësaj ndarjeje, ajo vijon të jetë në top formë.

Prezantuesja ka udhëtuar drejt Sarandës, ku dhe ka nisur sezonin veror. Me pamje nga deti, me një kokteil në dorë dhe brenda ‘jakuzzit’, Rozat duket se po shijon ditët si beqare. Tashmë Xhonatani i përket të shkuarës dhe moderatorja po e shijon këtë periudhë me disa projekte që është duke zhvilluar.

Një tjetër vajzë, që të paktën zyrtarisht është beqare është edhe Loredana. Ish-banorja e “Big Brother” ka disa muaj që i ka dhënë fund lidhjes së shkurtër që pati me Don Xhon. Pasi raporti me Jozin u mbyll sapo “Big Brother” mbaroi, verën e shkuar, modelja u pa në krah të reperit të famshëm kosovar.

Me gjithë deklaratat, thumbat dhe lajmet që vërshuan në rrjet, ky çift shpejt u shkëput. Që atëherë, Lori është shfaqur gjithnjë e vetme, duke u shprehur edhe në deklarata publike se tashmë është single.

E si një vajzë superseksi beqare, ajo ka zgjedhur të udhëtojë drejt Egjiptit. Me foto provokuese, ajo ka konfirmuar edhe njëherë se mbetet një ndër vajzat më sharmante në vendin tonë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular