Një zjarr masiv ka përfshirë një nga strukturat më të rëndësishme shkencore në Universitetin e Floridës Jugore (USF) të shtunën pasdite, duke shkaktuar asgjësimin e mundshëm të dekadave të punës kërkimore.
Rreth 200 zjarrfikës dhe dhjetëra mjete nxituan drejt Laboratorit të Shkencave Detare, një ndërtesë historike mbi 80-vjeçare, ndërsa flakët depërtuan çatinë dhe re të zeza tymi u panë kilometra larg.
Studentët dhe stafi i universitetit panë të tmerruar teksa zjarri shkatërronte laboratorët që mbanin mostra unike. Sipas dëshmive të studentëve, ndërtesa ruante kërkime të vjetra mbi uraganet, baticat, ekologjinë e peshqve dhe mostra që konsiderohen “të pazëvendësueshme”.
Përveç humbjes shkencore, autoritetet ngritën alarmin për rrezikun e materialeve të rrezikshme. Brenda laboratorëve ruheshin dhjetëra lloje kimikatesh që përdoren për orët e mësimit dhe kërkimin shkencor, çka e bëri operacionin e shuarjes së zjarrit tejet delikat.
Fatmirësisht, ndërtesa u evakuua në kohë dhe nuk u raportua për të lënduar në njerëz. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e këtij zjarri që ka lënë një “gropë” të madhe në trashëgiminë shkencore të Floridës.
https://www.instagram.com/reel/DX2xtr9DRVl/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=675&rd=https%3A%2F%2Fxmedia.al&rp=%2Fzjarri-perpin-laboratorin-80-vjecar-ne-florida-shkrumbohen-dekada-kerkime-detare%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1773.7000000476837%2C%22ls%22%3A1264.3999999761581%2C%22le%22%3A1710.3999999761581%7D







