HomeKronikeTjetër ngjarje e rëndë, 52-vjeçari rrëzohet nga motomjeti duke eksploruar zonën dhe...

Tjetër ngjarje e rëndë, 52-vjeçari rrëzohet nga motomjeti duke eksploruar zonën dhe humb jetën! Mbetet e plagosur bashkëshortja

Advertismentspot_img

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në Durrës, ku një shtetas është rrëzuar nga motori dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja është shënuar te Kepi i Rodonit, teksa A.K., banues në Tiranë, ka qenë duke eksploruar zonën duke drejtuar një motomjet me 4 goma.

Aksidenti ka ndodhur në një terren të vështirë, ndërsa personi që ka humbur jetën është i moshës 52-vjeç.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur, bashkëshortja e viktimës, 44-vjeçarja E.K.,e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në vendin e quajtur “Kepi i Rodonit”, në një terren me shkurre, shtetasi A. K., rreth 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motomjet (me 4 goma), dyshohet se ka humbur kontrollin, si pasojë e terrenit, dhe është rrëzuar.

Si pasojë, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K., 44 vjeçe, e cila është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular