HomeEkonomiQeveria miraton një ndryshim të rëndësishëm që lidhet me dëmshpërblimin për ish...

Qeveria miraton një ndryshim të rëndësishëm që lidhet me dëmshpërblimin për ish – të dënuarit politik të regjimit komunist

Advertismentspot_img

Për pagesat e dëmshpërblimeve për ish të dënuarit politik nga regjimi komunist

Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, miratuam një ndryshim të rëndësishëm në VKM 419, që lidhet me dëmshpërblimin për ish – të dënuarit politik të regjimit komunist.

Më konkretisht, Ministria e Financave propozon që:

Heqjen e kufizimit për ndarjen e dëmshpërblimit në tetë këste të barabarta.

Të gjitha dosjet me vlerë të mbetur për t’u paguar deri në 1 milion lekë të likujdohen brenda këstit të radhës.
Me këto ndryshime brenda një afati 4-5 vjeçar, parashikohet të paguhen plotesisht rreth 6,000 dosje nga 10,360 që janë në total, në proces pagese.

Ky ndryshim parashikohet të shoqërohet me një sërë efektesh pozitive:

Përshpejtim të ndjeshëm në kohë të procesit, ku intervali mes kësteve reduktohet në rreth 2–2.5 vite nga 3.5–4 vite aktualisht
Rritje të fondit vjetor për dëmshpërblime. Aktualisht ky fond është rreth 1.5 miliardë lekë.

Ky vendim synon jo vetëm rritjen e eficiencës së pagesave, por mbi të gjitha përmbushjen e një detyrimi moral ndaj familjeve të të gjithë personave që kanë vuajtur në mënyrë të padrejtë nga regjimi i kaluar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular