HomePolitike“Nëse mendojmë se Berisha do na çojë drejt pushtetit…”, Rudina Hajdari: Kryetari...

“Nëse mendojmë se Berisha do na çojë drejt pushtetit…”, Rudina Hajdari: Kryetari i ri i PD s’duhet të vijë nga brenda partisë! Kushtet që duhet të plotësojë

Advertismentspot_img

Ish-deputetja e PD Rudina Hajdari në një lidhje live në “Oponencë” në News24, ka komentuar situatën brenda PD dhe përplasjet që kanë qenë kryefjalë e ditëve të fundit.

Në lidhje me garën për kreun e PD, ajo tha se ajo duhet të ishte më e hapur. Ajo duket se ka një ide tjetër mbi emrin që duhet të drejtojë demokratët drejt pushtetit, pasi sipas saj kryetari i ri duhet të vijë nga jashtë PD-së, por duhet të jetë një emër me një staturë të rëndësishme.

“Shqipëria ka nevojë për rotacion politik. PD duhet të udhëhiqet me frymën si do të vijë në pushtet, dhe rruga drejt pushtetit merr disa degëzime të ndryshme sepse ka edhe keqkuptime apo oponencë brenda PD mbi këtë rrugë. Në kushtet që jemi, të gjithë biem dakord që PD ka bërë gabime dhe ka pikëpyetje mbi atë se si Berisha e ka drejtuar PD në këto 2 vite. Nëse demokratët mendojnë që vetëm me Berishën vihet në pushtet, përgjigja do të merret në zgjedhjet e ardhshme. Ndryshe duhet të bëjmë gjithçka që të sjellim në pushtet PD për të mirën e Shqipërisë.
Duhet të gjejmë një rrugë që të kemi një forcë politike që vjen në pushtet. Kjo arrihet p.sh, zgjedhjet për kryetar procesi duhet të ishte më i hapur. Duhet të ketë një filtër një komision kualifikimi që kandidaturat të filtrohen, duhet të jetë gara e hapur edhe për personat jahstë PD, nuk mendoj që kryetari i ardhshëm duhet të jetë brenda PD, duhet të jetë për mendimin tim një person me një staturë të lartë jashtë PD, që sjell një imazh të rinj”, tha ajo.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular