Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka konfirmuar paraditen e kësaj të premteje, se afati përfundimtar për regjistrimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ka përfunduar në mesnatë dhe se zyrtarisht do të jenë në garë 22 parti politike dhe 3 koalicione.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se 9 parti politike mbeten jashtë garës. Mes tyre, jashtë garës ka mbetur edhe Fatmir Limaj me Nismën Socialdemokrate.
Partitë politike që kanë njoftuar në kohë pjesëmarrjen në zgjedhje janë:
1. Partia Socialdemokrate;
2. Kosovaki Nevi Romani Partia;
3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve;
4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
5. Srpska Lista;
6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi;
7. Lidhja Demokratike e Kosovës;
8. Fjala;
9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;
10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK;
11. Socialdemokratska Unija;
12. Jedinstvena Goranska Partija;
13. Kosova Demokratik Türk Partisi;
14. Nova Demokratska Stranka;
15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës;
16. Kosovski Savez;
17. Partia Balliste;
18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale;
19. Partia Liberale Egjiptiane;
20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;
21. Stranka Demokratske Akcije;
22. Partia Demokratike e Kosovës.
Partitë politike që kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë:
1. Partia Demokratike e Unitetit;
2. Balli Kombëtar i Kosovës;
3. Lëvizja Qytetare Vatra;
4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava;
5. Partia e Drejtësisë;
6. Srpski Narodni Pokret;
7. Partia Reforma Demokratike;
8. Aleanca Kosova e Re;
9. Nisma Socialdemokrate.
Partitë politike që kanë njoftuar formimin e koalicionit:
1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT);
2. Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar) dhe
3. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!
Duke iu referuar KQZ-së, sqaron se njoftimi nga partitë politike të regjistruara i pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes në zgjedhje dhe formimi i koalicioneve është një proces tjetër nga aplikimi për certifikim i subjekteve të reja politike dhe dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë.
Sipas Elezit, afati për aplikim për certifikim të subjekteve të reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur), ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 10 maj.
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme thotë se partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.
Ndërkaq, zëdhënësi i KQZ-së sqaroi se dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë nga subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 12 maj 2026.







