HomeAktualitetErion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zëvendësimin e masës...

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”

Advertismentspot_img

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në burg” të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Posaçme.

Sipas dokumentit të paraqitur më 6 maj, Veliaj kërkon shfuqizimin e kësaj mase, duke kërkuar që ajo të zëvendësohet me një masë më të butë sigurie, siç është “garancia pasurore” ose “detyrimi për t’u paraqitur”.

Rekursi pritet të shqyrtohet ditët në vijim nga Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e mbrojtjes për lehtësimin e masës së sigurisë.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktore të saj, duke përdorur një rrjet kompanishë dhe organizatash jofitimprurëse.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular