HomeBotaShpërthimi i hantavirusit në anijen turistike Hondius, OBSH mobilizohet në Ishujt Kanarie...

Shpërthimi i hantavirusit në anijen turistike Hondius, OBSH mobilizohet në Ishujt Kanarie për evakuimin e pasagjerëve

Advertismentspot_img

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Organizata Botërore e Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, do të udhëtojë sot drejt Ishujve Kanarie për të koordinuar evakuimin e pasagjerëve nga një anije turistike ku është shfaqur një vatër e infeksionit me hantavirus, dhe e cila pritet të mbërrijë në arkipelagun spanjoll të dielën, sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme të Spanjës.

Sipas përditësimit të fundit të OBSH-së, janë regjistruar gjithsej gjashtë raste të konfirmuara nga tetë raste të dyshuara, përfshirë një çift holandez pasagjerësh dhe një grua gjermane që kanë humbur jetën nga ky virus i rrallë, për të cilin nuk ekziston vaksinë apo trajtim specifik. Tre persona janë zbarkuar në Cape Verde të mërkurën.

Kreu i OBSH-së do të shoqërojë ministrat spanjollë të Shëndetësisë dhe të Brendshme në Tenerife, me qëllim “garantimin e koordinimit midis shërbimeve, kontrollin shëndetësor dhe zbatimin e protokolleve të parashikuara të inspektimit dhe ndërhyrjes”, sqaruan burimet.

Megjithatë, rreziku i përhapjes së hantavirusit në popullatën globale konsiderohet “jashtëzakonisht i ulët”, theksoi dje OBSH.

“Bëhet fjalë për një virus të rrezikshëm, por vetëm për personin e infektuar. Rreziku për popullatën e përgjithshme mbetet jashtëzakonisht i ulët”, deklaroi zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, në Gjenevë.

“Ky nuk është si fruthi, për shembull: nëse jeni në një sallë shtypi dhe dikush kollitet përpara jush, rreshtat e parë janë në rrezik. Kontakti i ngushtë do të thotë praktikisht hundë më hundë. Nuk kemi të bëjmë me një Covid të ri”, shtoi ai.

Anija turistike Hondius, në pronësi të kompanisë holandeze të udhëtimeve Oceanwide Expeditions, është nisur nga Ushuaia në Argjentinë më 1 prill. Autoritetet shëndetësore në provincën e Tierra del Fuego-s deklaruan se “mundësia e infektimit në Ushuaia është praktikisht zero”.

Anija aktualisht po lundron drejt Ishujt Kanarie, ku pritet të mbërrijë të dielën.

Zbarkimi i pasagjerëve duhet të kryhet nga mesdita e së dielës deri të hënën, brenda “dritares së vetme” të mundësisë për shkak të kushteve atmosferike, deklaroi një zyrtar i qeverisë lokale të Ishujve Kanarie.

Në këtë kontekst është përmendur edhe ishulli Tenerife si pika kryesore e koordinimit të operacionit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular