HomePolitike“Dita e Evropës, thirrje për ndryshim” – Salianji: PD s’mund ta bëjë...

“Dita e Evropës, thirrje për ndryshim” – Salianji: PD s’mund ta bëjë këtë me të njëjtin lider prej 36 vitesh, nuk respekton asnjë normë demokratike

Advertismentspot_img

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji theksoi se 9 Maji, Dita e Evropës është një thirrje për ndryshim, ndërsa u ndal edhe te situata aktuale në selinë blu, teksa ndodhet pranë zgjedhjeve për kryetarin e ri.

Në një reagim në rrjete sociale, Salianji theksoi se PD-ja, me Sali Berishën në krye, nuk mund ta realizojë pritshmërinë që kanë qytetarët për ndryshim pasi, sipas tij, ai nuk respekton asnjë normë demokratike.

“Dita e Europës nuk është thjesht një simbol, ajo është një thirrje për ndryshim. Partia Demokratike duhet ta përfaqësojë këtë pritshmëri të popullit shqiptar. Por këtë nuk mund ta bëjë kurrë duke pasur në krye të njëjtin lider prej 36 vitesh, që nuk respekton asnjë normë demokratike.”, shkruan ai.

Ish deputeti shton se sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për një frymë të re dhe për një brez që t’i kthejë pritshmëritë në realitet.  Ndryshimi, thotë ai, është një detyrim evropian, ndërsa shton se vetëm kështu PD bëhet fituese.

“Ndryshimi nuk është vetëm një nevojë. Është një detyrim europian. Vetëm kështu PD bëhet fituese. Gëzuar Ditën e Europës.”, përfundon Salianji.

Reagimi i plotë:

Gëzuar 9 Majin, Ditën e Europës

Në një kohë të errët për njerëzimin, pas shkatërrimit që lanë pas sistemet totalitare, etërit themelues të Europës së Bashkuar vendosën se demokracia dhe shteti i së drejtës janë garancitë e vetme që shoqëritë të mund të ndryshojnë dhe zhvillohen në paqe.

Demokracia është pikërisht kjo: një sistem përmes të cilit pushteti mund të lihet dhe ndryshimi bëhet i mundur.

Demokracia nuk është perfekte por është  i vetmi sistem vlerash kundër autokratëve.

Sot, kur një brez i tërë në Shqipëri kërkon të mbyllë një tranzicion të gjatë dhe të çojë vendin drejt integrimit europian, përballemi ende me përpjekje për të mbyllur hapësirat e brendshme, për t’u kthyer tek interesat personale dhe për t’i rezistuar ndryshimit.

Por Dita e Europës nuk është thjesht një simbol, ajo është një thirrje për ndryshim.

Partia Demokratike duhet ta përfaqësojë këtë pritshmëri të popullit shqiptar. Por këtë nuk mund ta bëjë kurrë duke pasur në krye të njëjtin lider prej 36 vitesh, që nuk respekton asnjë normë demokratike.

Europa që ne besojmë është ajo e lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vendimmarrjes nga qytetarët.

Këto janë parimet mbi të cilat ndërtohet familja politike europiane dhe që duhet të udhëheqin çdo forcë politike që synon të jetë pjesë e saj.

Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për një frymë të re dhe për një brez që beson në këto vlera dhe kërkon t’i kthejë ato në realitet.

Ndryshimi nuk është vetëm një nevojë. Është një detyrim europian.

Vetëm kështu PD bëhet fituese.

Gëzuar Ditën e Europës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular