HomeSociale“I aplikoi kremin dhe tentoi ta puthte, kisha besim se…”- Babai i...

“I aplikoi kremin dhe tentoi ta puthte, kisha besim se…”- Babai i vajzës së ngacmuar nga doktori: Dua drejtësi, s’e lë këtë punë! Ka pasur edhe raste të tjera

Advertismentspot_img

Pak orë pas arrestimit të mjekut kirurg, 72-vjeçarit N. Nunka në Korçë, i denoncuar nga familjarët e një vajze 21-vjeçare, ka ardhur edhe reagimi i babait të saj.

Teksa flet për ngjarjen e ndodhur, ai shpjegon edhe dinamikën, nga ardhja prej Gjermanisë ku ka emigruar ekonomikisht, i shqetësuar për shëndetin e të bijës, tek rrëfimi i saj se si mjeku e kishte ngacmuar seksualisht, edhe duke tentuar ta puthtë.

Babai thotë se duke e parë doktor të moshuar kishte besim te ai, por nuk e priste që në vitin 2026 të kishte ende të tillë pedofila në Shqipëri.

“Kam bërë mbrëmë një denoncim për vajzën time për ngacmim seksual. Kam dy javë që kam ardhur nga Gjermania. Pas dy ditëve çupa mu ankua nga stomaku, kishte dhe të vjella. Vajta në farmaci i mora ca ilaçe, nga ilaçet s’pati përmirësim dhe mamaja ime e çoi në spital. Më merr në telefon dhe më thotë hajde se çupa është sëmurë. Shkoj në spital, i bëjnë analizat dhe eko, ekoja i doli mirë. Tha doktori që eko s’tregon mirë, analizat e nxjerrin që ka apandesit. Doktori ishte Niko Nunka. Për shkak se çupa kishte pirë ujë ato ditë, e lanë operacionin për nesër në mëngjes. E bënë operacionin dhe doli mirë, e lanë në dhomë por doktori tha që ka infeksion dhe do e mjekojë dhe për këtë gjë. Më tha që do ta mjekoj në prezencë të mamasë tënde, por ai kishte bërë veprime të tjera që vajza mi tregoi më vonë”, rrëfen ai detajet e ngjarjes së ndodhur.

Kurse për ngacmimin seksual nga doktori, shpjegon se vajza i kishte treguar e turpëruar atë që ndodhi, ku mjeku edhe kishte tentuar që ta puthte.

“Çupa më tha që më vinte dorën, më aplikonte kremin, madje kishte tentuar që edhe ta puthte çupën. Ja kishte zënë fytyrën. Kur ja aplikonte kremin i thoshte mamasë time që mos shiko këtej. Është një rast i përsëritur më thotë vajza, por s’më thoshte se kishte hall mos bëja sherr. Ai afrohej, unë e largoja. Vetëm ditën e fundit e mora vesh unë. Lajmërova direkt policinë. Ne erdhëm dy javë për pushime dhe më ndodhi kjo gjë këtu. Vajza është e shqetësuar, s’ja priste mendja të ndodhte kjo gjë. Kemi vite që jetojmë jashtë shtetit dhe s’na e priste mendja të kishte akoma në 2026 pedofila”, vijon ai.

Babai apelon për drejtësi, ndërsa shprehet se nuk ka shumë besim, ndërsa edhe doktorit i kishte paguar para për mjekimin.

“Unë kërkoj drejtësi sepse më thanë që këtu s’ka drejtësi. Edhe në spital që isha, pa lekë në dorë s’të ndihmonte njeri. Po e them hapur që i kam dhënë edhe lek në dorë doktorit. Kërkoj drejtësi, të marrë maksimumin sepse ai person ka pasur dhe raste të tjera si këto. Unë kam pasur besim të plotë te ai sepse e pashë burrë të moshuar, me eksperiencë. Vajza është në shtëpi, kam edhe një javë lejë dhe do largohem por pa e sqaruar këtë çështje nuk e lë. Do gjej avokat andej për çështjen dhe se lë në asnjë mënyrë. Kur bënte këto gjëra s’ka pasur njerëz të tjerë në dhomë, vetëm ajo dhe nëna ime”, tha ai

Sipas informacioneve që bëhen me dije, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit.

Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72-vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.

21-vjeçarja, (emri saj dhe babait nuk bëhet i ditur për arsye sigurie dhe sensibilitetit të ngjarjes), ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e Korçës, ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i 72-vjeçarit.

Pritet që në vijim mjeku kirurg të dalë në masë sigurie ku do të jetë gjykata që do të vendosë për këtë çështje.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular