Lamine Yamal ka qenë sërish në qendër të vëmendjes gjatë paradës së Barcelonës për fitimin e titullit në La Liga.
Ylli 18-vjeçar katalanas, ndër protagonistët kryesorë të sezonit blaugrana, shfrytëzoi çastin e festës për të shprehur një mesazh të qartë politik. Gjatë paradës me autobus të hapur, Yamal mori flamurin palestinez nga tifozët dhe e valëviti dukshëm nga autobusi. Gjesti i tij u përhap menjëherë nëpër rrjetet sociale dhe u bë njëri nga imazhet më të komentuara të ditës.







