Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha, ka dhënë detaje nga seanca gjyqësore që u mbajt ditën e sotme në GJKKO ndaj ish-presidentit Ilir Meta.
Hoxha tha se Meta e nisi seancën duke përshëndetur deputetët dhe mbështetësit që ishin të pranishëm në sallë.
Por, sipas gazetares, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, nuk ia hodhi për asnjë çast sytë ish-presidentit.
Hoxha: E ka kthyer në një gjuhë të vetën përdorimin e shqiponjës. Ai formoi edhe numrin 7, një ironi me SPAK-un, i cili më herët ka refuzuar qëndrimin e të pandehurve për të dalë nga kafazi, pasi, me gjasë, u është thënë se kushtet janë me 5 yje, ndërsa Meta tha se janë me 7 yje.
Ndërsa komunikonin përmes kafazit të xhamtë, Kryemadhi nuk pati asnjë hedhje sysh ndaj ish-bashkëshortit të saj. Ajo e mbante shikimin nga prokurorët e SPAK-ut, gjykata ose publiku.
Kryemadhi, si e bashkëpandehur, shprehu ironinë e saj kur tha se është e vërtetë që këto salla janë model amerikan, por shtoi se modeli amerikan na ka mësuar që edhe vrasësit serialë mund të ulen në sallën e gjykimit pranë avokatëve.







