Qendra Kombetare e Librit dhe Leximit jep nje lajm te mire sa i perket suksesit te autoreve shqiptare jashte kufinjeve zyrtare. Behet me dije se ne Panairin e Torinos do te kete dhe shqiptare ku permendet e talentuara Lea Ypi, Gazment Kapllani, Ylljet Aliçka, Darien Levani dhe Ahmet Prençi.
Panairi i Librit të Torinos pret mbi një mijë botues çdo vit, nga grupe të mëdha te të pavarurit, në një itinerar ekspozite prej 110,000 metrash katrorë përgjatë katër pavioneve, në mjedisin e Lingotto, Fiere. Për botuesit, Salone është rasti më i rëndësishëm për shitjen dhe prezantimin e librit.
(Tekstet e mëposhtme janë marrë ne salonelibri.it )
LEA YPI AUTORE E “DIGNITÀ” (Feltrinelli)
Një foto bardh e zi, e nxjerrë rastësisht në facebook, rihap një plagë dhe i bën udhë një hetimi. Elegantë dhe të dashuruar Leman e Asllan Ypi, buzëqeshin: është viti 1941, ka plasur lufta, megjithatë asgjë nuk duket se e turbullon atë muaj mjalti në Alpe. Por, për Lea Ypin, mbesën e tyre, profesoreshë në një universitet prestigjioz anglez dhe figurë publike shumë e njohur për studimet e saj mbi lëvizjet migratore të popullisë dhe pabarazinë, ky imazh është një dritë mbi të pathënën, mbi një histori familjare të mbështjellë prej vitesh me heshtje.
***
KUSH KA TË DREJTË PËR ÇFARË?
Nga përvoja personale te teoria politike: filozofja shqiptare Lea Ypi reflekton së bashku me drejtorin e Internacionales, Giovanni De Mauro, mbi lirinë, qytetarinë dhe konfliktet shoqërore në botën bashkëkohore.
Nisur nga “Dignità” (Feltrinelli) i Lea Ypit.
***
INTERVISTË ME LEA YPIN
Nga perandoria osmane te komunizmi, albumi i një familjeje shqiptare.
(Libri “Të poshtëruar” ka dalë nga shtypi sot, në gjuhën italiane, nga Feltrinelli, me titullin “Dignità”)
***
BOTA E COPËTUAR
Bota në të cilën kemi jetuar në tetëdhjetë vitet e fundit nuk është më. Kanë ndryshuar ekuilibrat, aleancat dhe prioritetet dhe është zbehur besimi që e ka bërë bashkë deri tani perëndimin. Mund të jetë një shndërrim që nuk ka kthim pas, ndaj të përpiqemi ta deshifrojmë së bashku botën e re që po ndërtohet.
Nisur nga “Tyrannis” (Neri Pozza) i Goffredo Buccini, “La scossa globale” i Maurizio Molinari (Rizzoli) dhe “Confini di classe” (Feltrinelli) di Lea Ypi.
***
TAKIM ME GAZMEND KAPLLANIN
Nisur nga përvoja vetjake, mbërritja në Greqi me këmbë më 1991, pas rënies së regjimit komunist, Kapllani ndërton një narracion ku zbulimi i një gjuhe të re bëhet akt themelues i një vetveteje të re. Përmes zërave të ndryshëm dhe kapërcimit të kufijve gjeografikë, gjuhësorë dhe simbolikë përcaktohet përvoja e migrantit në zemër të Europës. Nisur nga “Il mio nome è Europa” (Del Vecchio) i Gazmend Kapllanit.
***
“DENTRO LA NOTTE DI MARTIN GURI” dhe “SLOGAN”
Paraqitja e dy prej titujve më interesantë të letërsisë shqiptare bashkëkohore. Autorët Ahmet Prençi (ish-funksionar i lartë i Policisë shqiptare) dhe Ylljet Aliçka (shkrimtar, skenarist dhe diplomat, ish-ambasador i Republikës së Shqipërisë në Francë) dialogojnë Donatella Masia, ish-zevendësprokurore e Republikës në Torino dhe Asti dhe Benko Gjata, president i “Centro di Cultura Albanese”.
***
GUIDA VERDE TOURING DEDICATA ALL’ ALBANIA
Një udhëtim mes detit, maleve dhe vendeve të pasura me histori: Guida Verde Touring Albania, – realizuar nga “Centro di Cultura Albanese” dhe e pasuruar nga udhëtimet e autores shkrimtare – shoqëron zbulimin e një vendi autentik dhe befasues. Itineraret, këshillat dhe njohuritë për të jetuar përvojën e një turizmi të vetëdijshëm mes traditës, kulturës dhe peizazheve ende pak të njohura.
***
TAKIM ME DARIEN LEVANIN
Autori dialogon me Enrico Pandiani dhe Benko Gjatën. Levani, fitues i Çmimit “Glauco Felici” Tolfa Gialli e Noir, ka krijuar marshallin Rolando Faber, një personazh shumëfaqesh, një “burrë i vogël” me një humanitet të jashtëzakonshëm. Një operacion rutinë shndërrohet në një hetim për tentativë femicidi. Me pak të dhëna në dorë, në një Bologna elitare, noir dhe artistike, kërkimi i autorit të krimit nënkupton për Faberin edhe përballjen me fantazmat e së kaluarës së vet







