HomeKronikeAksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vdekje babanë e...

Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vdekje babanë e ministres

Advertismentspot_img

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë. Mësohet se babai i ministres Adea Pirdeni, i cili po lëvizte me biçikletë është përplasur nga  31-vjecari Sejdi Milla që drejtonte një motor.

Si pasojë e plagëve ai ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular