HomeKultureAlis shkëlqen në Vjenë elektrizon skenën e Eurovision,, 15 minutat e arta...

Alis shkëlqen në Vjenë elektrizon skenën e Eurovision,, 15 minutat e arta për ta çuar Shqipërinë në Finalen e Madhe, hapet zyrtarisht votimi

Advertismentspot_img

Magjia e skenës sapo ia la vendin etheve të garës. Të 15 shtetet konkurruese të gjysmëfinales së dytë të Eurovision Song Contest 2026 kanë përmbyllur me sukses performancat e tyre në Wiener Stadthalle. Alis, me këngën “Nân”, dhuroi një interpretim vokalisht të përsosur dhe thellësisht emocional, duke rrëmbyer duartrokitjet e arenës.

Por tani, gara e vërtetë sapo ka filluar. Prezantuesit e festivalit kanë shpallur zyrtarisht të hapur televotimin, duke nisur kështu numërimin mbrapsht të atyre që konsiderohen si “15 minutat e arta” për kualifikimin e Shqipërisë në Finalen e Madhe.

Apeli për Diasporën: Finalja e Madhe në duart tuaja

Me rregullat që ndalojnë votimin nga brenda territorit shqiptar, pesha e kualifikimit bie tërësisht mbi supet e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit. Çdo sekondë e këtyre 15 minutave është e rëndësishme. Janë vetëm 15 minuta për të bërë diferencën.

Si të votoni TANI për Alis?

Mbështetësit ftohen të veprojnë menjëherë, pasi koha është rreptësisht e limituar:

Dërgoni Kodin 13

Nëpërmjet një SMS-je me tekstin 13 në numrat e publikuar nga transmetuesit përkatës në shtetin ku jetoni.

Kujtojmë se çdo person ka të drejtë të dërgojë deri në 10 SMS nga i njëjti numër celulari.

Për shqiptarët që ndodhen në shtete që nuk garojnë në Eurovizion (përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Australinë), votimi duhet të kryhet përmes platformës zyrtare www.esc.vote.

Mos e lini për minutën e fundit! Dërgoni 10 SMS-të tuaja tani me numrin 13. Çdo votë është një biletë për Shqipërinë drejt finales së të shtunës.

Koha po ecën mbrapsht. 15 minutat e arta janë hapur. Le ta çojmë Shqipërinë aty ku e ka vendin, në Finalen e Madhe të Eurovizionit!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular