HomeBotaThe New York Times, zbulon prapaskenat: SHBA dhe Izraeli po bëhen gati...

The New York Times, zbulon prapaskenat: SHBA dhe Izraeli po bëhen gati të sulmojnë Iranin pas armëpushimit, përgatitjet kanë nisur prej kohësh

Advertismentspot_img

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po përgatiten për rifillimin e sulmeve të përbashkëta ndaj Iranit javën e ardhshme.

Sipas një raporti të publikuar nga The New York Times, duke cituar dy zyrtarë nga Lindja e Mesme, Burimet, thuhet se SHBA-ja dhe Izraeli janë të angazhuara në “përgatitje intensive” për një rikthim të mundshëm të armiqësive.

Sipas tyre, këto janë përgatitjet më të mëdha që prej armëpushimit të ndërmjetësuar nga Pakistani në fillim të prillit.

Pete Hegseth deklaroi para ligjvënësve amerikanë se SHBA “ka një plan për përshkallëzim, nëse është e nevojshme”.

“Kemi një plan për tërheqje, nëse duhet. Kemi gjithashtu një plan për të zhvendosur asetet”, tha ai.

Ndërkohë, Donald Trump akuzoi Iranin se po tërhiqet vazhdimisht nga marrëveshjet e arritura.

“Sa herë që bëjnë një marrëveshje, të nesërmen sillen sikur ajo bisedë nuk ka ndodhur kurrë”, deklaroi Trump për Fox News.

Sipas raportit, një nga kushtet kryesore të marrëveshjes ishte transferimi i uraniumit të pasuruar iranian tek SHBA-ja, e cila do të ishte përgjegjëse për nxjerrjen e materialit nga objektet nëntokësore.

Nga ana tjetër, zëdhënësi për sigurinë kombëtare në Parlamentin iranian, Ebrahim Rezaei paralajmëroi se Irani mund të rrisë pasurimin e uraniumit deri në 90% nëse sulmet rifillojnë.

Trump deklaroi gjithashtu se preferon që SHBA-ja “ta marrë uraniumin”, në vend që ai të mbetet i varrosur nën rrënojat iraniane.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular