HomeKultureBashkim Hoxha promovon romanin “Shtëpia e Verdhë” në biblotekën e Kuvendit. Flasin...

Bashkim Hoxha promovon romanin “Shtëpia e Verdhë” në biblotekën e Kuvendit. Flasin deputetët Bujar Leskaj, Ina Zhupa dhe Klodiana Spahiu

Advertismentspot_img

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë është zhvilluar një aktivitet letrar kushtuar romanit “Shtëpia e Verdhë” e shkrimtarit të mirënjohur Bashkim Hoxha, me pjesëmarrjen e deputetëve, studentëve dhe njerëzve të artit. Gjatë takimit, autori u ndal te tematika e romanit, e cila lidhet me narrativat e krijuara ndër vite rreth “Shtëpisë së Verdhë” dhe mënyrës se si kjo çështje është trajtuar në filma dhe skenarë ndërkombëtarëShkrimtari shprehu mirënjohjen për organizimin, duke e cilësuar Kuvendin si hapësirë edhe për letërsinë.

Hoxha: Në Kuvendin e Shqipërisë flitet për letërsinë. Një takim i bukur organizuar për romanin ‘Shtëpia e Verdhë’ me praninë e deputetëve dhe studentëve.Mirënjohje për nënkryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu dhe për Institutin Parlamentar.Kënaqësi për bisedën me vlerë me pjesëmarrësit e interesuar. Fjalë për letërsinë në vendin e ligjeve.
Ndërkohë për “Shtëpinë e Verdhë’ para një muaj ka qarkulluar në të gjitha kinematë e botës një film i Hollivudit me një skenar serb,  ‘Të korrat’ e ka titullin filmi ,një roman mbi të cilin është mbështetur.Këto kohët e fundit edhe në kinematë e Amerikës dhe për të cilin ka dhënë një sponsorizim të jashtëzakonshëm Beogradi, për të krijuar imazhin e trafikantëve të luftëtarëve të gjuhësisë shqiptare dhe Kosovës.
Për koincidencë edhe unë në romanin që kam shkruar para tre vitesh e kam ndërtuar me një ekip timin që duan të bëjnë një film për ‘Shtëpinë e Verdhë’ dhe atë përballjen e skenarëve patetikë dhe të trilluar.

Dr. Ina Zhupa: “Shtëpia e Verdhë” e shkrimtarit Bashkim Hoxha, roman që prek ndjeshmëri të forta njerëzore e kombëtare

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa mori pjesë në aktivitetin e promovimit të librit “Shtëpia e verdhë”të shkrimtarit të mirënjohur Bashkim Hoxha. Zhupa vlerësoi  trajtimin me realizëm dhe përgjegjësi mbi temat e luftës së Kosovës dhe manipulimin e të së vërtetës nga shkrimtari Bashkim Hoxha.

Zhupa:  Pata kënaqësinë të marr pjesë në promovimin e romanit “Shtëpia e verdhë” të shkrimtarit të njohur Bashkim Hoxha, në kuvendin e Shqipërisë.Aktivitet që solli së bashku politikën, kulturën dhe botën akademike në një reflektim të rëndësishëm mbi të vërtetën historike dhe fuqinë e letërsisë. Ishte një moment vlerësimi për rolin që arti dhe fjala kanë në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe përballjen me propagandën.

“Shtëpia e verdhë” vjen si një roman që prek ndjeshmëri të forta njerëzore e kombëtare, duke trajtuar me realizëm dhe përgjegjësi temat e luftës së Kosovës dhe manipulimit të së vërtetës. Përmes krijimtarisë së tij, Bashkim Hoxha vijon të mbetet një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Flet Bujar Leskaj

Dje, datë 15 maj 2026, në mjediset e bibliotekës së Kuvendit të Shqipërisë, mora pjesë në promovimin e romanit “Shtëpia e verdhë”, të shkrimtarit, publicistit dhe dramaturgut të njohur Bashkim Hoxha.

Kjo veprimtari u inicua nga nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetët e Durrësit( të PD).Në promovim morën pjesë një grup të rinjsh, përfaqësues të jetës akademike e kulturore, miq dhe dashamirës të autorit, të cilët vlerësuan kontributin e rëndësishëm të autorit Bashkim Hoxha në letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Gjatë fjalës sime përshëndetëse, u ndala te profili i shkrimtarit Bashkim Hoxha, si dramaturg pas viteve ’80, si publicist/gazetar me ndikim, por edhe si romancier me një penë të veçantë, tashmë të ngulitur fort në kulturën dhe letrat shqiptare. Vlerësova veçanërisht rolin dhe kontributin e tij në dramaturgji, gazetari dhe letërsi, si një nga autorët më përfaqësues të prozës moderne shqiptare.

Bashkim Hoxha është një autor modern, që lëvron një prozë bashkëkohore, larg skemave dhe përplasjeve ideologjike të realizmit socialist. Vepra e tij vlerësohet si artistikisht e përpunuar, psikologjikisht e thellë dhe me rëndësi të veçantë për shoqërinë shqiptare të periudhës së tranzicionit.

Një nga veçoritë më të spikatura të krijimtarisë së tij është mënyra sesi ndërthur realizmin e jetës së përditshme me analizën psikologjike dhe ironinë sociale. Shkrimi i tij letrar është i qartë, elegant dhe reflektiv. Ai përdor një gjuhë të thjeshtë, por me ngarkesë të fortë emocionale dhe filozofike, ndërsa ironia me nëntekst shoqëror shoqëron vazhdimisht veprën e tij.

Përmes kujtesës së të tashmes dhe realizmit të ri, Bashkim Hoxha arrin të pasqyrojë me vërtetësi tranzicionin shqiptar dhe sfidat e individit në një shoqëri në ndryshim të vazhdueshëm.

Në këtë aktivitet promovues të librit “Shtëpia e verdhë”, mbajtën fjalën përshëndetëse dhe vlerësuan veprën e shkrimtarit Bashkim Hoxha, organizatorët nënkryetarja e Kuvendit znj. Klodiana Spahiu, znj. Besarta Vladi, z. Odise Plaku ( nga Instituti i Studimeve Parlamentare ),kritikë arti si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Flet Klodiana Spahiu

Mirëpritëm në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë shkrimtarin e njohur Bashkim Hoxha, në promovimin e romanit të tij më të ri “Shtëpia e verdhë”, një aktivitet kulturor me vlera të veçanta për jetën publike dhe intelektuale shqiptare.

Në këtë veprimtari morën pjesë deputetë të Kuvendit, intelektualë, përfaqësues të jetës akademike e kulturore, miq dhe dashamirës të autorit, të cilët vlerësuan kontributin e rëndësishëm të Bashkim Hoxhës në letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Gjatë fjalës sime theksova se romani “Shtëpia e verdhë” trajton një nga temat më të ndjeshme të historisë sonë të afërt, luftën çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjet për të deformuar të vërtetën përmes propagandës dhe lajmeve të rreme. Përmes ndërthurjes së realitetit historik me fuqinë krijuese të letërsisë, autori sjell personazhe dhe ngjarje që përcjellin mesazhe të forta mbi të vërtetën, drejtësinë dhe manipulimin e informacionit.

U vlerësua se kjo vepër nuk është vetëm një roman, por edhe një reflektim i rëndësishëm mbi ndikimin që propaganda mund të ketë në perceptimin e historisë dhe realiteteve politike. Aktiviteti u shoqërua gjithashtu me elementë artistikë e kulturorë që risollën në kujtesë sakrificat dhe dhimbjen e popullit të Kosovës, duke e kthyer këtë promovim në një moment reflektimi dhe vlerësimi për të vërtetën historike dhe fuqinë e artit.

Në fjalët përshëndetëse u evidentua edhe profili i spikatur intelektual dhe krijues i Bashkim Hoxhës, një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare, i cili përmes krijimtarisë së tij ka trajtuar me realizëm dhe ndjeshmëri sfidat njerëzore, tranzicionin shqiptar dhe ndryshimet shoqërore ndër vite


   

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular