Bashkia Kamëz vazhdon punën me intensitetin më të lartë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore me standarett më të mira.
Kryebashkiaku i Kamzes Rakip Suli pas inspektimit të punimeve në terrren njofton se shumë shpejt pritet të përfundojne 19 rruge në lagjen nr.6 Bathore si dhe brenda qershorit në të gjithë Njësinë Administrative Bathore do të mbyllen punimet në 105 rrugë.
Në rrjetin social FB z.Suli shkruan: -“Drejt përfundimit blloku i rrugëve në Lagjen 6, Bathore. Po investohet në 19 rrugë me një gjatësi totale prej 4.5 km Deri në fund të muajit Qershor, në të gjithë territorin e Lagjes Administrative Bathore pritet të përfundojnë 105 rrugë me gjatësi 167km. Investime që përmirësojnë infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës për çdo banor të zonës”







