HomeBotaTrump paralajmëron Iranin, publikon imazhin me inteligjencë artificiale: Ora po ecën shpejt,...

Trump paralajmëron Iranin, publikon imazhin me inteligjencë artificiale: Ora po ecën shpejt, nuk do të mbetet asgjë prej tyre

Advertismentspot_img

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se “koha po mbaron”, ndërsa bisedimet për përfundimin e konfliktit kanë mbetur në vendnumëro.

trump

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi se Teherani duhet të veprojë shpejt për të shmangur pasoja të rënda.

“Ata duhet të lëvizin SHPEJT, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre. KOHA ËSHTË THELBËSORE!”, deklaroi presidenti amerikan, raporton BBC.

Mesazhi i Trump erdhi pasi ai zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, raportojnë mediat izraelite duke cituar zyrën e Netanyahut.

Nga ana tjetër, mediat iraniane raportojnë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ofruar asnjë lëshim konkret në përgjigje të propozimeve të fundit të Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare Mehr, mungesa e kompromisit nga Uashingtoni mund të çojë në një “ngërç në negociata”.

trump truth AI

Sipas imazheve me Inteligjencë Artificiale, që Trump i ka publikuar në Truth, Irani ka vetëm disa orë kohë për të pranuar ultimatumin e tij, ose ai kërcënon të shtypë “butonin e kuq”. Imazhi i inteligjencës artificiale, i titulluar “Fuqia Hapësinore”, tregon gjithashtu një shpërthim bërthamor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular