HomeKronikeU arrestua për ndërtimet pa leje, lihet në burg ish-shefi i Komisariatit...

U arrestua për ndërtimet pa leje, lihet në burg ish-shefi i Komisariatit të Sarandës, “arrest shtëpie” për dy oficerët

Advertismentspot_img

Pas një seance maratonë që zgjati rreth 7 orë, Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për katër efektivët e Komisariatit të Sarandës, të ndaluar nga AMP për dyshime mbi favorizimin e ndërtimeve pa leje në Sarandë dhe Ksamil.

Prokurorët Silvana Belishta dhe Esmeranda Basho kërkuan masën “arrest në burg” me afat 45 ditë për ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, dhe specialistin e zonës Robert Çulli.

Ndërsa për oficerët e krimeve Andi Duro dhe Ajdin Islamaj, prokuroria kërkoi masën “arrest në shtëpi”.

Në përfundim të seancës, gjyqtari Shkëlzen Liçaj vendosi të ulë masën për Gëzim Bashllarin dhe Robert Çullin nga 45 në 30 ditë “arrest në burg”.

Për dy oficerët e tjerë, Andi Duro dhe Ajdin Islamaj, gjykata la në fuqi masën “arrest në shtëpi”.

Pas seancës, avokati i Gëzim Bashllarit, Edison Ademi, deklaroi se gjykata e konsideroi ndalimin të paligjshëm dhe se sipas tij në dosje mungonin provat.

“Ka pasur shkelje të rënda proceduriale dhe ligjore”, u shpreh avokati.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular