HomeKronikePlagosja e 23-vjeçarit në Mamurras që tentoi të përplasë efektivët, detaje: Shoqërohej...

Plagosja e 23-vjeçarit në Mamurras që tentoi të përplasë efektivët, detaje: Shoqërohej nga djali i ish-deputetit të PD-së, i drejtoi armën policëve! Vihet në pranga (EMRAT)

Advertismentspot_img

Një operacion i Policisë së Shtetit në aksin “Mamurras–Laç” ka përfunduar me një të plagosur dhe një të arrestuar.

Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes për kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dyshuari 23-vjeçar Leonard Dema ka tentuar të përplasë me automjet efektivët e Forcës së Posaçme Operacionale, duke rrezikuar jetën e tyre.

Në të njëjtin moment, personi që e shoqëronte Amadeo Fufi dyshohet se ka kërcënuar policinë me armë zjarri.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, policia ka ndërhyrë për neutralizimin e situatës. Gjatë aksionit është plagosur 23-vjeçari në bark, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Personi i arrestuar është identifikuar si Amadeo Fufi, djali i ish-deputetit të PD-së Mhill Fufi i cili shoqëronte të kërkuarin gjatë ngjarjes.

Policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular