HomeBotaKërcënoi se do të vriste vajzën e Trump, arrestohet 32-vjeçari nga Iraku

Kërcënoi se do të vriste vajzën e Trump, arrestohet 32-vjeçari nga Iraku

Advertismentspot_img

Autoritetet amerikane kanë arrestuar një shtetas irakian 32-vjeçar, i dyshuar për lidhje me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe grupe militante pro-iraniane, pasi dyshohet se kishte planifikuar një atentat ndaj Ivanka Trump.

32-vjeçari, Mohammad Baker Sad Dawood al-Saadi 32 vjeç, dyshohet se planifikoi të vriste Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan, me qëllim që të hakmerrej për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani në një sulm me dron amerikan në vitin 2020, raportoi New York Post.

Sipas gazetës, El Sadi dyshohet se zotëronte planin e shtëpisë së saj në Florida, ku jeton me bashkëshortin e saj Jared Kushner.

Sipas mediave të huaja, El Sadi postoi në rrjetin social X një hartë të lagjes së Floridës ku ndodhet shtëpia 24 milionë dollarëshe e Ivanka Trump dhe Jared Kushner, së bashku me një mesazh në arabisht në të cilin ai kërcënoi se “as pallatet dhe as Shërbimi Sekret nuk do t’i mbrojnë amerikanët” dhe se “hakmarrja është çështje kohe”.

Raportohet se El Sadi u arrestua më 15 maj në Turqi dhe më pas u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, ku përballet me akuza për 18 sulme dhe tentativa sulmesh në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, njoftoi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular