HomeAktualitetPanik në “Ali Demi”, zjarr gjatë natës në kompleksin “Kadiu”! Evakuohen banorët,...

Panik në “Ali Demi”, zjarr gjatë natës në kompleksin “Kadiu”! Evakuohen banorët, zjarrfikësja ndërhyn në vështirësi nga rrugët e ngushta

Advertismentspot_img

Një zjarr ka shkaktuar panik mbrëmjen e djeshme në kompleksin “Kadiu”, në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku flakët përfshinë një nga pallatet e sapondërtuara të kompanisë “Kontakt”, në pronësi të biznesmenit Fatmir Bektashi.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, zjarri dyshohet se ka nisur në kabinën e automateve elektrike të pallatit. Aktivizimi i alarmit të emergjencës dhe tymi i dendur detyruan dhjetëra banorë, mes tyre familje me fëmijë, të dalin me urgjencë jashtë banesave.

Situata u rëndua edhe më shumë nga vështirësitë për ndërhyrjen e mjeteve të emergjencës. Banorët pretendojnë se rruga përpara pallatit ishte e bllokuar, duke penguar hyrjen në kohë të zjarrfikëses dhe ambulancës.

 900 0 1779663284x900 0 1779662181xfile 000000003304720aa52545f4cc70ce79 312 384

Qytetarët kanë ngritur shqetësime serioze për standardet e sigurisë brenda kompleksit, duke theksuar se rrugët e brendshme janë jashtë parametrave të nevojshëm për qarkullimin e mjeteve të emergjencës në raste kritike.

Kompleksi rezidencial ende nuk është përfunduar plotësisht, ndërsa pallatet janë banuar vetëm prej pak muajsh.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular