HomeBotaFëmijët mbi supet e prindërve ndërsa gomonet të mbushura përtej kapacitetit/Qindra emigrantë...

Fëmijët mbi supet e prindërve ndërsa gomonet të mbushura përtej kapacitetit/Qindra emigrantë në vetëm 24 orë, me ngrohjen e motit “lulëzon” trafiku i njerëzve në Britani

Advertismentspot_img

Rreth 400 emigrantë kanë mbërritur në Britani gjatë ditës së premte, pasi bandat e trafikimit të njerëzve shfrytëzuan përmirësimin e motit për të organizuar kalime të reja në Kanalin Anglez.

Sipas autoriteteve britanike, gjithsej 394 emigrantë mbërritën me gjashtë varka të vogla, duke shënuar kalimet e para të suksesshme pas afro dy javësh ndërprerje për shkak të motit të keq.

Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë fëmijë të vegjël të mbajtur mbi supet e prindërve të tyre ndërsa emigrantët hynin në det në zonën e Dunkirk për të hipur në varkat që do të niseshin drejt brigjeve britanike.

Fotografi të tjera treguan edhe fëmijë më të rritur duke ecur në ujë dhe duke luftuar për të arritur varkat e fryra, pasi disa prej tyre nuk kishin mundur të hipnin menjëherë.

Në brigjet e Kent, emigrantët u panë duke zbritur nga anijet e Komandës së Sigurisë Kufitare britanike, të pajisur me jelekë shpëtimi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular