SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër një grupi kriminal të dyshuar për pastrim parash dhe aktivitete të tjera të paligjshme.
Mësohet se janë lëshuar 10 masa sigurie, ndërsa deri tani janë arrestuar 4 persona.
Mes të arrestuarve konsiderohet si një nga personat kryesorë të grupit Ergys Kastrati, i njohur ndryshe me nofkën “Bishja”. Ai u kap në një vilë në një zonë rezidenciale.
Ndërkohë, në Itali është arrestuar edhe i dyshuari si kreu i grupit, Igli Kamberi, i cili akuzohet edhe për përfshirje në vrasjen e një shtetasi italian.







