HomePolitike“Kanë nisur negociatat, çështjet e mbartura nga e kaluara duhet të zgjidhen”/Fredi...

“Kanë nisur negociatat, çështjet e mbartura nga e kaluara duhet të zgjidhen”/Fredi Beleri: Së shpejti do të firmoset traktati i miqësisë Greqi-Shqipëri

Advertismentspot_img

Shqipëria dhe Greqia synojnë të mbyllin traktatin e miqësisë brenda vitit 2026. Kështu shprehet deputeti i Parlamentit Europian për Greqinë, Fredi Beleri. Gjatë një interviste për A2, Beleri u shpreh se dy palët po i negociojnë të gjitha çështjet.

“Kur dy shtete flasin, secili nga ato shtete vë në tavolinë pretendimet e veta dhe shqetësimet. Unë dëgjoj nga dy palët që po i negociojmë të gjitha dhe do mbyllim një traktat miqësie brenda këtij viti”, u shpreh Beleri.

Gjithashtu eurodeputeti tha se ministri grek i Jashtëm dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis kanë diskutuar në parlamentin grek për integrimin europian të rajonit dhe për avancimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

“Duhet të gjitha çështjet e mbartura nga e kaluara të zgjidhen. Secili shtet ka pretendimet e veta. Të gjitha këto zgjidhen me një negocim. Secili vë fuqinë e vetë në tavolinë edhe pretendimet e veta dhe merr atë që i lejon mundësia që ka”, përfundoi Beleri.

Greqia dhe Shqipëria kanë një traktat zyrtar miqësie. Ai quhet Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë.

Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë më 21 mars 1996 dhe hyri zyrtarisht në fuqi më 9 mars 1998, pasi të dyja vendet shkëmbyen instrumentet e ratifikimit. Edhe sot e kësaj dite, ai mbetet dokumenti diplomatik dypalësh më i lartë dhe më i rëndësishëm që rregullon marrëdhëniet midis dy vendeve.

Nëse nga njëra anë ky traktat vendos një bazë ligjore për miqësinë dhe sigurinë, nga ana tjetër marrëdhëniet diplomatike mes Athinës dhe Tiranës mbartin një paradoks të njohur historik: “Ligji i Luftës”.

Pavarësisht Traktatit të Miqësisë të vitit 1996, statusi zyrtar i “ligjit të luftës” i Greqisë ndaj Shqipërisë (i cili e ka origjinën nga Lufta e Dytë Botërore, kur forcat italiane përdorën territorin shqiptar për të sulmuar Greqinë) nuk është shfuqizuar kurrë zyrtarisht me një akt legjislativ në Parlamentin grek, duke mbetur një pengesë ligjore simbolike.

Në nivel praktik, të dyja kombet janë aleate në NATO, ndajnë lidhje të mëdha ekonomike dhe migratore, dhe liderët e të dy vendeve kanë diskutuar shpesh hartimin e një marrëveshjeje të përditësuar për një “Partneritet Strategjik” për të adresuar çështjet aktuale, siç është kufiri detar në Detin Jon.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular