Kryetari i Bashkise Kamez Rakip Suli priti në zyrë përfaqësues të organizatave, donatorëve dhe institucioneve në kuadër të Planit Vendor të Rinisë 2026-2030.
Ne faqen zyrtare ne FB, z.Suli shkruan” – “Mirëprita sot në zyrë përfaqësues të organizatave, donatorëve dhe institucioneve në kuadër të Planit Vendor të Rinisë 2026-2030. Diskutuam mbi prioritetet dhe bashkëpunimin për realizimin e aktiviteteve dhe projekteve në mbështetje të të rinjve të Kamzës.
Në takim morën pjesë: Agjencia Kombëtare e Rinisë, United Nations Population Fund (UNFPA), United Nations Development Programme (UNDP), Instituti Liberal PASHKO, Qendra ALTRI, United Rights Foundation, Caritas Albania, World Vision Albania North Green Association. Së bashku për më shumë mundësi dhe zhvillim për rininë”.








