Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një bisedë në emisioni “Ditari”, TëVë1 ku përcolli qëndrimin mbi zhvillimet e fundit diplomatike për mundësinë e një marrëveshje të mundshme SHBA-IRAN, qëndrim i shprehur kryesisht nga pala Amerikane. Duke evokuar momentet e ndryshme politike përkatësisht nga periudha e fillimit të armëpushimit dhe në vijim, Gjinali nënvizoi rëndësinë e marrëveshjes, e njëjta, e qëndrueshme, afatgjatë, e pacënueshme, e pandryshueshme, do të shenjonte rrugëtimin politik global në të paktën pesë ose gjashtë dekada të ardhshme; si e tillë, marrëveshja kërkon kohë përtej afatave të moderuara kohore. Në fund, Gjinali solli në vëmendje dhe rëndësinë e Marrëveshjeve të Abrahamit duke përshëndetur qëndrimin Amerikan, përkatësisht në vizionin e ri për zgjerimin e shteteve pjesëmarrëse në marrëveshjet përkatëse, thelbësore për rritjen e bashkëveprimit dhe bashkërendimit në nivel politik dhe përtej, gjithashtu.







