HomeKulture“Rock That Body” rikthen magjinë/Ribashkim i papritur në AMA 2026: Fergie në...

“Rock That Body” rikthen magjinë/Ribashkim i papritur në AMA 2026: Fergie në skenë me ish-grupin e saj, Black Eyed Peas

Advertismentspot_img

American Music Awards 2026 u mbajt më 25 maj 2026 në Las Vegas, SHBA, duke sjellë në skenë një nga rikthimet më të përfolura të mbrëmjes, ribashkimin e pjesës kryesore të grupit Black Eyed Peas.

Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte shfaqja e Fergie krah bashkëthemeluesve dhe figurave kryesore të grupit, will.i.am dhe apl.de.ap, së bashku me Taboo, duke kthyer në skenë energjinë e hiteve që kanë shënuar një epokë në muzikën pop dhe hip-hop.

Fergie u ngjit në skenën e MGM Grand Garden Arena së bashku me will.i.am, apl.de.ap dhe Taboo, për të marrë çmimin për “Best Throwback Song” me hitin “Rock That Body”.

E emocionuar, Fergie e përshkroi momentin si të veçantë dhe falënderoi fansat për mënyrën se si kanë mbajtur gjallë muzikën e grupit në rrjete sociale, duke përmendur videot dhe trendet në TikTok dhe Instagram.

“Ka kaq shumë dashuri në videot dhe përmbajtjet që krijoni sa ndonjëherë bëhet dërrmuese për mua. Dua t’ju falënderoj nga zemra. Ju shoh dhe keni shumë rëndësi për mua”, u shpreh artistja mes emocionesh.

Black Eyed Peas u formua në vitin 1992 dhe u kthye në një nga grupet më të suksesshme të muzikës pop dhe hip-hop me hite si “Pump It”, “Boom Boom Pow” dhe “I Gotta Feeling”.

Pas shumë spekulimeve për largimin e Fergie-t nga grupi, will.i.am konfirmoi në vitin 2017 se ajo ishte larguar për t’u fokusuar në karrierën solo.

Megjithatë, ribashkimi në skenën e AMAs ka ndezur menjëherë entuziazmin e fansave, të cilët shpresojnë se ky moment mund të sjellë një rikthim të mundshëm të Fergie-t pranë grupit që e bëri ikonë të muzikës botërore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular