HomeAktualitetMë shumë shitje për bizneset me POS dhe e-commerce nga Fibank

Më shumë shitje për bizneset me POS dhe e-commerce nga Fibank

Advertismentspot_img

Në një ekonomi ku ritmi i konsumit dhe mënyra e pagesës po ndryshojnë çdo ditë, bizneset që përshtaten më shpejt janë edhe ato që fitojnë më shumë. Nga dyqanet e vogla te rrjetet e mëdha, klientët sot kërkojnë një eksperiencë të shpejtë, të thjeshtë dhe mbi të gjitha pa pengesa dhe pagesa është një mjet i rëndësishëm.

Në këtë realitet të ri, Fibank Albania po pozicionohet si një partner gjithnjë e më pranë bizneseve shqiptare, duke sjellë një paketë të integruar zgjidhjesh që nuk janë thjesht teknologji, por mjete konkrete për të rritur shitjet, për të përmirësuar eksperiencën e Klientit dhe për të zgjeruar aktivitetin e biznesit.

Pagesa  shpejta dhe  thjeshta me POS

Zgjidhjet me POS janë sot një domosdoshmëri, jo më një opsion. Një klient që nuk ka cash nuk duhet të jetë një shitje e humbur. Për më tepër edhe kur numri i turistëve si edhe pagesat me karta në vend sa vijnë dhe rriten. Me terminalet moderne të Fibank, bizneset mund të pranojnë pagesa me kartë dhe pa kontakt, duke përshpejtuar shërbimin dhe duke rritur qarkullimin ditor. Në praktikë, kjo përkthehet në më shumë klientë të kënaqur, më pak kohë pritjeje dhe një menaxhim shumë më të thjeshtë të financave.

Shitje edhe online me platformën e-commerce

Sot, tregu nuk ndalet më tek dyqani fizik. Sjellja konsumatore po zhvendoset gjithnjë e më shumë online dhe bizneset që nuk janë prezent në këtë hapësirë po humbasin një pjesë të rëndësishme të klintëve potencialë. Pikërisht këtu hyn platforma e-commerce e Fibank, e cila u jep mundësinë bizneseve të shesin produktet dhe shërbimet e tyre online, të pranojnë pagesa përmes linkut dhe të operojnë në mënyrë të sigurt dhe të besueshme. Integrimi është i thjeshtë dhe i shpejtë, duke eliminuar barrierat teknike që shpesh i mbajnë bizneset larg shitjeve online dhe duke mbajtur gjjthçka në monitorim.

POSÍ – Filloni pa kosto

Një nga elementët më tërheqës për bizneset, sidomos për ato të vogla dhe të mesme, është programi POSÍ. Ky program e ul ndjeshëm barrierën e hyrjes në pagesat elektronike, duke ofruar pajisje POS falas për 12 muaj dhe 0% komision për një periudhë të caktuar. Për sektorë si turizmi, restorantet, tregtia apo shërbimet, kjo përkthehet në një mundësi reale për të rritur të ardhurat, pa rritur kostot.

Së shpejti – Zgjidhja Soft POS nga Fibank

Së shpejti, Fibank Albania do të prezantojë zgjidhjen e saj Soft POS, e projektuar për ta bërë pranimin e pagesave me kartë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të aksesueshëm për bizneset e çdo madhësie. Me Soft POS, tregtarët do të mund të pranojnë pagesa pa kontakt (contactless) direkt përmes smartphone-ve ose tabletëve të tyre, pa pasur nevojë për një terminal fizik POS tradicional.

Kjo zgjidhje inovative është ideale për bizneset e vogla, shërbimet e shpërndarjes, profesionistët në terren, restorantet, taksitë, bizneset sezonale dhe për tregtarët që kërkojnë më shumë mobilitet dhe fleksibilitet. Soft POS u mundëson bizneseve të fillojnë pranimin e pagesave elektronike shpejt, duke ulur njëkohësisht kostot e pajisjeve dhe mirëmbajtjes.

Më shumë se pagesa – Mjete të vlefshme për rritje biznesi

Fibank Albania po i orienton bizneset drejt një modeli më modern, më të formalizuar dhe më të lidhur me standardet ndërkombëtare të pagesave. Për çdo sipërmarrje që synon të rritet, kjo nuk është thjesht një mundësi, por është një hap i domosdoshëm.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular