Gjatë një interviste në “Rreth e Rrotull” emisioni i mesditës në RTV Dukagjini, politologu Ardit Gjinalo theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje dhe njëkohësisht apeloi mbi nevojën për tejkalimin e lodhjes së prodhuar si shkak i proçeseve të vazhdueshme zgjedhore; lodhje që mund të shkaktojë një bjerrje të interesit qytetar për të marrë pjesë në proçeset demokratike. Shkurajimi i pjesëmarrjes qytetare në proçeset demokratike është një rrezik ndaj shëndetit të demokracisë në Kosovë dhe secili fluks qytetar duhet të vendosë interesin e shëndetshëm shtetëror dhe demokratik mbi shkurajimet përkatëse artificiale të diktuara nga përgjegjësia e munguar politike kah konsensusit dhe dialogut politik , gjithashtu. Në fund, Gjinali vlerësoi vetëdijen qytetare të elektoratit Kosovar dhe shprehu besimin që verdikti politik i vullnetit qytetar do të diktojë pozitivisht nevojën thelbësore për konsensus pas-zgjedhor si një vlerë e pakundërshtueshme dhe jetike për qëndrueshmërinë demokratike dhe shtetërore të Kosovës.







