HomeBotaPanik në New York/ Sulm me thikë në stacionin hekurudhor Penn, 5...

Panik në New York/ Sulm me thikë në stacionin hekurudhor Penn, 5 të plagosur! Arrestohet i dyshuari

Advertismentspot_img

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në stacionin kryesor hekurudhor Penn në New York, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin pak kohë pas incidentit.

Sipas autoriteteve, një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Hetimet paraprake tregojnë se autori i dyshuar mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ndodhi në një moment kur autoritetet e qytetit kanë shtuar masat e sigurisë për shkak të pranisë së presidentit amerikan Donald Trump në ndeshjen e tretë të finales së NBA-së.

Stacioni Penn, një nga nyjet më të rëndësishme të transportit në SHBA, ndodhet poshtë arenës së famshme Madison Square Garden, ku do të zhvillohet ndeshja. Për shkak të masave të shtuara të sigurisë, autoritetet kanë ndaluar hyrjen me çanta dhe kanë anuluar aktivitetet e planifikuara jashtë arenës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular