HomePolitikeRama ironizon protestën për Zvërnecin: Pankartat më argëtojnë, rreziqet e projektit janë...

Rama ironizon protestën për Zvërnecin: Pankartat më argëtojnë, rreziqet e projektit janë imagjinare

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pankartave të përdorura në protestat kundër projektit turistik në Zvërnec, duke i cilësuar ato si kreative dhe duke ironizuar kundërshtarët e projektit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi disa nga pankartat që janë shfaqur gjatë protestave para Kryeministrisë, duke vlerësuar me humor krijuesit e tyre.

“Rroftë mememania. Aq sa më ngjallin keqardhje fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime autorëve”, shkroi ai.

Kreu i qeverisë shtoi se disa nga pankartat e preferuara nuk mund t’i publikonte për shkak të përmbajtjes së tyre, ndërsa ironizoi shqetësimet e ngritura nga protestuesit për projektin në Zvërnec.

“Më vjen keq që disa të tjera nuk i postoj dot, sepse janë shumë të nxehta dhe krijohen keqkuptime. Mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do ta transformojë më tej Shqipërinë”, u shpreh Rama.

Reagimi vjen në një kohë kur protesta qytetare kundër projektit në Zvërnec po vijon prej ditësh para Kryeministrisë, ndërsa pankartat dhe mesazhet kreative të protestuesve kanë tërhequr vëmendje të gjerë në rrjetet sociale.

Rama ironizon protestën për Zvërnecin: Pankartat më
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular