HomeSport“Defribilatori e bëri mirë punën e tij”, doktori flet për kolapsin e...

“Defribilatori e bëri mirë punën e tij”, doktori flet për kolapsin e Eriksen: Mesfushori kërkoi vetë të shkonte në spital me ambulancë

Advertismentspot_img

Momente frike dje në Kringstad të Norvegjisë, gjatë ndeshjes miqësore mes Danimarkës dhe Ukrainës, e vlefshme si përgatitje për Botërorin. Pak pas një ore lojë, mesfushori Christian Eriksen u ndje keq në fushë.

Pasi vendosi dorën në gjoks, ai u rrëzua në tokë, duke shkaktuar alarm te bashkëlojtarët, kundërshtarët dhe stafi mjekësor, të cilët ndërhynë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Fillimisht ndeshja u ndërpre përkohësisht, por më pas u vendos pezullimi i saj përfundimtar në rezultatin 2-1, ndërsa priteshin informacione mbi gjendjen e futbollistit.

Ngjarja riktheu në kujtesë episodin dramatik të Euro 2021, kur Eriksen pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes Danimarkë–Finlandë dhe u shpëtua falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve.

Megjithatë, Federata Daneze e Futbollit qetësoi opinionin publik, duke bërë të ditur se futbollisti është i vetëdijshëm dhe ndodhet në gjendje të mirë.

“Christian Eriksen është i vetëdijshëm dhe, duke marrë parasysh rrethanat, është mirë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Mjeku i kombëtares daneze, Morten Boesen, deklaroi për mediat daneze se Eriksen kërkoi vetë të transportohej me ambulancë drejt spitalit për ekzaminime të mëtejshme.

“Christian është mirë për momentin. Ai vetë kërkoi të shkonte në spital me ambulancë dhe kjo është një shenjë e mirë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me mjekët. Sipas vlerësimit tim, pajisja e implantuar në zemër reagoi siç duhej”, tha Boesen.

Sipas tij, futbollisti do t’i nënshtrohet analizave shtesë për të përcaktuar shkakun e incidentit, ndërsa ka dërguar përshëndetjet e tij për shokët e skuadrës dhe ka siguruar se ndihet mirë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular