HomePolitikeBisedat me Berishën e nxorrën në pah, ish-ministri Genc Ruli paraqitet në...

Bisedat me Berishën e nxorrën në pah, ish-ministri Genc Ruli paraqitet në SPAK

Advertismentspot_img

Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ai pritet të dëshmojë në seancën gjyqësore lidhur me dosjen e bujshme të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, një proces ku roli i tij vlerësohet si kyç nga hetuesit.

Sipas burimeve, Ruli do të përballet me pyetjet e prokurorëve lidhur me nisjen me urgjencë të procedurave të privatizimit të kësaj qendre madhore sportive në zemër të kryeqytetit. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 26.000 metrash katrorë, e cila në finale u pagua me një vlerë prej vetëm 14.000 eurosh.

Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur më 17 dhjetor të 2008, Genc Ruli i sugjeron Berishës një VKM për ndryshimin e metodologjisë së pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

Sugjerimet e Rulit, Berisha asokohe i ka përgëzuar duke iu përgjigjur atij me një “bravo” për idenë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular