HomeKronikeAksident i rëndë në aksin Fier-Libofshë, plagosen 4 persona

Aksident i rëndë në aksin Fier-Libofshë, plagosen 4 persona

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petove. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Range Rover” dhe një “Mercedes” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Sipas burimeve kofidenciale, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe një radhë të gjatë automjetesh në këtë segment rrugor. Në vendngjarje kanë mbërritur menjeherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular