HomeKronikeDhunohen brutalisht bashkëshortët në Fushë-Arrëz, dyshohet se u sulmuan pasi sinjalizuan policinë...

Dhunohen brutalisht bashkëshortët në Fushë-Arrëz, dyshohet se u sulmuan pasi sinjalizuan policinë për parcelat me drogë

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasve Skënder Nika dhe Bardhe Nika.

Raportohet se çifti është dhunuar fizikisht, atyre u janë shkaktuar dënime të rënda me fraktura këmbësh dhe duarsh.

Arsyeja paraprakisht dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për operacion antidrogë pak javë më parë.

Parcelat e fidanëve të zbuluar para pak javësh dyshohet se u përkisnin shetasve në kërkim P.Delia bashkë me dy djemtë e tij, ngjarje e ndodhur 1 muaj më parë ku policia gjeti 15 mijë bimë kubik në afërsi të banesave të tyre.

Çifti ka mbërritur në spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas do të merren në pyetje nga autoritetet për të zbardhur ngjarjen.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular